United bën gati ofertën për të rrëmbyer Osimhen në verë

Futboll

United bën gati ofertën për të rrëmbyer Osimhen në verë

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 22:04
Victor Osimhen

Manchester United tashmë po përgatitet për një tjetër revolucion veror në tregun e transferimeve.

“Djajtë e kuq” synojnë që të përforcojnë sulmin dhe kanë gati ofertën për Victor Osimhen, sulmues i Napolit por që është i huazuar te Galatasaray.

United propozon Hojlund + 40 milionë euro, për të bindur Napolin që të lërë të lirë lojtarin.

Një ofertë mjaft e mirë për klubin italian, që përveç parave, do afronte edhe Hojlund.

Në garë për Osimhen është edhe Juventusi në Itali si dhe PSG në Francë, që kanë shfaqur shpesh herë interesim për të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat