UEFA e dënon Real Madridin

Futboll

UEFA e dënon Real Madridin

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Real Madrid ka marrë një dënim nga UEFA, ku është gjobitur me 30.000 euro.

Klubi mbretëror është gjobitur nga shtëpia më e madhe evropiane e futbollit, për sjellje diskriminuese të tifozëve, në ndeshjen e Champions League ndaj Manchester Cityt.

Në vendimin e saj të publikuar këtë të premte, UEFA përmendi, pa detaje të mëtejshme, një shkelje nga mbështetësit e Realit të nenit 14 të rregullores së saj disiplinore, duke sanksionuar “racizmin, sjellje të tjera diskriminuese dhe propagandë” .

Përveç një gjobe prej 30,000 euro, Reali do të jetë nën kërcënimin e një mbylljeje të pjesshme të stadiumit të tij Santiago Bernabéu për dy vjet, duke prekur ” të paktën 500 vende ngjitur “, në rast të një shkeljeje të përsëritur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat