Trajneri i Inter, Simone Inzaghi, ka theksuar se skuadra e tij duhet të japë maksimumin në përballjen ndaj Napoli për të siguruar një fitore dhe për ta ruajtur kreun e Serie A.
Ky duel mund të jetë vendimtar për sezonin, pasi Inter e ka marrë së fundmi kryesimin nga Napoli dhe kryeson me vetëm një pikë avantazh, ndërkohë që kanë mbetur edhe dymbëdhjetë ndeshje deri në përfundim të kampionatit.
"Duhet ta kalojmë këtë sfidë të vështirë në mënyrën më të mirë të mundshme. Në ndeshjet e mëdha nuk kemi qenë aq të suksesshëm sa në vitet e kaluara. Duhet të jemi perfektë", është shprehur Inzaghi.
Ai gjithashtu e ka vlerësuar Napoli si një kundërshtar të fortë, që ka treguar rezultate mbresëlënëse këtë sezon.
"Napoli ka ndryshuar skemën, ka lojtarë dhe një trajner të shkëlqyer, shumë të organizuar. Ata e dinë saktësisht çfarë të bëjnë në fushë, me cilëndo skemë që përdorin, dhe meritojnë komplimente", ka shtuar tekniku i "zikaltërve".