Ylli i Arsenalit me shumë gjasë do t’i bashkohet Realit më 2026

Futboll

Ylli i Arsenalit me shumë gjasë do t’i bashkohet Realit më 2026

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 23:47
Ancelotti

Duket se Real Madridi do t’i shmanget transferimit të një qendërmbrojtësi edhe këtë verë, pavarësisht problemve që i ka në atë pozicion.

“Los Blancos” zgjodhën mos të përforcohen në atë pozitë edhe verën e kaluar, edhe pse u largua Nacho.

Eder Militao në fund të vitit të kaluar pësoi lëndimin e dytë radhazi në ACL-në e tij, derisa David Alaba tek javën e kaluar u rikthye në formacionin startues pas 13 muajve jashtë fushave të blerta.

Jesus Vallejo ka qenë “fit” për pjesën më të madhe të sezonit, por nuk mori besimin e Carlo Ancelottit.

E, këto mungesa dërguan në përdorimin e Aurelien Tchouamenit si qendërmbrojtës dhe si zgjidhje emergjente po ashtu ishte edhe mbrojtësi i akademisë, Raul Asencio.

Këta dy iu bashkuan në partneritet shumicën e kohës Antonio Rudigerit.

Rritja e Asencios në qendër të mbrojtjes të Real Madridit, duke se ia ka mbushur mendjen klubit që mos të investojnë as gjatë kësaj vere në këtë repart.

Mirëpo, një raportim nga “Relevo” bën me dije se Reali do të kthejë sytë kah ky repart në verën e vitit 2026.

Atëbotë, Rudigeri dhe Alaba – mbi moshën 30-vjeçare – do të jenë jashtë kontratave të tyre aktuale, dhe në rast se vazhdojnë, do të jenë vetëm njëvjeçare.

Kështu, Reali ka vendosur që do të shoh opsione më të reja për qendrën e mbrojtjes, dhe në krye të listës së “Los Blancos” është Ëilliam Saliba.

23-vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2027, me Realin që dëshiron të kryejë një marrëveshje në vitin 2026, për një çmim më të lirë, ose do të tentojë ta bind Saliban që ta përfundojë kontratën atje e të kalojë në Madrid si transferim i lirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat