Shqiptari i papërmbajtshëm në Korenë e Jugut

Futboll

Shqiptari i papërmbajtshëm në Korenë e Jugut

Më: 1 mars 2025 Në ora: 11:04
Pamje nga ndeshja

Jasir Asani vazhdon të jetë protagonist me Gwangju.

Lojtari shqiptar ka arritur të shënojë një gol mjaft të bukur në sfidën që Gwangju po zhvillon në shtëpi me Anyang në kampionatin korean.

Në minutën e 57-të të takimit, Asani merr një pasim mjaft të mirë nga një prej shokëve të skuadrës dhe përballë portierit nuk e kishte të vështirë të çonte topin në rrjetë.

Një gol që i solli barazimin ekipit të tij 1-1.

Një gol që sigurisht çoi peshë zemrat e të pranishmëve në stadium, teksa vetëm pak minuta para se të shënonte gol, Asani mori disa direktiva nga trajneri i tij, të cilat më pas i shfrytëzoi siç dihet.

Për “mëngjarashin” ky është goli 9-të në këtë sezon në 9 ndeshje të luajtura, teksa ka dhënë edhe 1 asist.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat