Ndaj Partizanit me 4 mungesa

Futboll

Ndaj Partizanit me 4 mungesa

Më: 1 mars 2025 Në ora: 11:23
Elbasani

Elbasani do të luajë në “Elbasan Arena” një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e sotme.

Skuadra e Ivan Gvozdenovic do të presë Partizanin, me të cilët do të përplasin “brirët” për 3 pikët.

Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi për timonierin serb do të ketë mungesa të rëndësishme.  

Për shkak dëmtimesh vazhdojnë të mungojnë Lleshi, Hakaj dhe Hasani.

Këtyre iu është shtuar edhe Bledar Lila. Ky i fundit ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe ndaj Partizanit nuk do të mund të japë kontributin  e tij.

Në këto kushte Gvozenovic i lind nevoja të gjejë një planë B ndaj të kuqve për të shkuar më pas drejt 3 pkëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat