Barcelona kanë një detyrë të madhe për dy sezonet e ardhshme, për të gjetur zëvendësuesin e Robert Lewandowskit.
Disa emra kanë qenë të përmendur si përforcime të mundshme, por asnjëri nuk do të vijë lirë, sidomos Alexander Isak.
Blaugranasit me shumë mundësi do t’ia vazhdojnë kontratën Lewandowskit edhe për një sezon tjetër, që do të thotë se nuk do të shkojë pas Isakut me shumë gjasë.
Ndonëse Lewa po shkon drejt moshës 37-vjeçare, ai ka shënuar 33 gola këtë sezon.
Nëse Barça i futet tregut të transferimeve për një sulmues, ai do të jetë Alexander Isak, edhe pse ka një konkurrencë të ashpër me Arsenal, PSG, Manchester United e Bayern Munchen.
Isak është shprehur i kënaqur tej mase që është pjesë e listës së Barçës, por edhe vetë lojtari e di që një lëvizje vështirë se ndodh, shkaku që Newcastle kërkom hiq më pak se 100 milionë euro.