Ylli i Bundesligas, Mohamed Amoura mund të përfshihet në një lëvizje të shtrenjtë këtë verë.
“Wolsburger Allgemeine Zeitung” ka bërë me dije se Bayer Leverkuseni është i interesuar fuqishëm për sulmuesin e Wolfsburgut.
Amoura aktualisht luan për Wolfsburgun si i huazuar nga Union St. Gilloise nga Belgjika.
Disa raportime bëjnë me dije se klubi gjerman e ka mundësinë e blerjes të kartonit të lojtarit për në verë, për shumën e 14.5 milionë eurove.
Amoura arriti një gol e pesë asistime në katër paraqitjet e tij të para në Bundesliga këtë edicion, derisa deri më tash ka nëntë gola të shënuar dhe ka nëntë asistime të dhuruara në 21 paraqitje.
Amoura e ka arritur vlerën prej 22 milionë eurove në treg, pas kalimit të tij në Saksoninë e Poshtme.
Mirëpo, “WAZ” shton në raportimin e tij se kampioni në fuqi i Gjermanisë është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për shërbimet e tij.
Leverkuseni aktualisht ka Patrik Schickun e Victor Bonifacen në pozitën e sulmuesit, por që ky i fundit me shumë mundësi do të largohet gjatë verës.
Një gjë të tillë ishte afër ta bëj gjatë janarit, por që Leverkuseni e Al-Nassr nuk u morën vesh për shumë e transferimit.