Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, bëri një sqarim pas fitores së mbrëmshme ndaj Stuttgartit në kampionat në lidhje me një largim të mundshëm të Joshua Kimmich, kontrata e të cilit me klubin bavarez skadon në fund të sezonit.
I pyetur nga Sky Sports DE në lidhje me këtë, direkt nga zona mikse, ai dha një përgjigje të ashpër:
"Në përgjithësi, askush nuk është mbi klubin dhe nëse një lojtar vendos ndryshe, ai vendos ndryshe.
Dhe pastaj Bayern gjithsesi do të shkojë përpara".
Për ofertën e Bayernit për të rinovuar me Kimmich e cila më vonë u tërhoq: "Po, është diçka publike. Nëse e vërteta është publike, kështu është. Ne jemi duke negociuar, ne po flasim.
Asnjëherë nuk kemi dhënë një pozicion se si po shkojnë negociatat. Ne flasim me njëri-tjetrin dhe ky është aspekti më i rëndësishëm", ka thënë mes të tjerash zyrtari i Bayernit.