Jordi Jaku ishte një nga protagonistët e sfidës mes Bolognas U-20 dhe Atalantës U-20 në pjesën e parë.
Ish-i i Tiranës ka arritur të gjejë golin e parë me skuadrën italiane.
18-vjeçarit i kanë mjaftuar vetëm 4 minuta lojë për të gjetur rrugën e rrjetës.
Goli i shqiptarit i ka dhënë avantazhin Bolognas, duke vendosur fatet e pjesës së parë të takimit.
Kujtojmë se Jaku ka dhuruar edhe 1 asist për skuadrën italiane, duke u kthyer në një lojtar kyç për ekipin e kësaj grupmoshe.