Diego Simeone planifikon ndryshime

Futboll

Diego Simeone planifikon ndryshime

Më: 1 mars 2025 Në ora: 13:25
Simeone

Atletico Madridi do të përballet me dy javë shumë të vështira, para pushimit dyjavor të kombëtareve.

“Los Rijoblancos” u rikthyen nga 4-2 në 4-4 në ndeshjen e mesjavës me Barcelonën, e cila u luajt në kuadër të gjysmëfinales së parë të Kupës së Mbretit.

Një rezultat që i mbanë gjallë shpresat e Atleticos për të siguruar një vend në finalen e madhe të Kupës së Mbretit.

Megjithatë, tashmë koha për Kupë është në “pauzë”, pasi është koha për La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Në dy javët e ardhshme, Atletico Madridi do të luajë me Athletic Clubin në shtëpi, para se të udhëtojë shkurtimisht për te rivali, Real Madridi, për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Kjo ndeshjet do të pasohet nga ajo me Getafen në La Liga, para se Atletico të luajë ndeshjen e kthimit me Realin, e pastaj do t’i bëj konak Barcelonës – të gjitha këto para datës 17 mars.

Me orarin që vetëm sa po shkon e po ngjeshet, atëherë Simeones i duhet të bëj rotacione, që ta mbajë skuadrën të freskët.

Menaxhimi i kohës për lojtarët do të jetë vendimtare, me Koken e Azpilicuetan që janë jashtë ndeshjeve ndaj Bilbaos dhe Real Madridit.

Jan Oblak dhe Robin Le Normand do të kthehen në formacionin startues, teksa Jose Maria Gimenez do të pushojë sonte.

Rodrigo De Paul dhe Conor Gallagher po ashtu mund të pushojnë në mbrëmjen e sontme, për të qenë më të gatshëm për ndeshjen ndaj Realit në mesjavë.

Raportimet e fundit nga “MARCA” thonë se Sorloth do të luajë në vend të Alvarezit ndaj mysafirëve baskë.

Griezmannit mund t’i kërkohet të startojë ndeshjet ndaj Bilbaos e Realit, për të pushuar ndaj Getafes fundjavën e ardhshme.

Ndeshja Atletico Madrid – Athletic Club luhet sonte me fillim nga ora 21:00, në “Civitas Metropolitano”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat