Ilço Gjorgjioski është emëruar zyrtarisht në postin e kryetrajnerit të Struga Trim Lum. 53-vjeçari do të zëvendësojë Qatip Osmanin, i cili dha dorëheqje nga posti pas rezultateve të dobëta, sidomos pas dy disfata të njëpasnjëshme në fillim të stinorit pranveror.
Gjorgjioski, i cili ka një karrierë të pasur si trajner, ka udhëhequr së fundmi skuadrën greke PS Kalamata.
Në futbollin vendor, ai ka drejtuar skuadra të njohura si Makedonija GJ.P, Vardar dhe Bregallnica Shtip. Gjorgjioski ka pasur gjithashtu një eksperiencë të rëndësishme me përfaqësuesen e Maqedonisë U19 dhe ka shërbyer si president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë nga janari i vitit 2012 deri në dhjetor të vitit 2018.
Gjorgjioski sot ka dhënë edhe intervistën e parë si trajner i Strugës.
“Mbi të gjitha, është një sfidë dhe kënaqësi të drejtosh një klub të tillë që është kampion i Maqedonisë.
Kam ardhur në një mjedis shumë të mirë, në një klub që ka ambicie të mëdha për çdo vit, sinqerisht besoj në gjithë këtë projekt dhe besoj se në fund do të jemi të suksesshëm që të gjithë së bashku”, u shpreh Gjorgjioski.
53 vjeçari më tej tha se beson tek skuadra dhe se këtë sezon synojnë të paktën një trofe.