Sulmuesi i Real Betisit, Antony ka marrë dritën e gjelbër për të luajtur sonte ndaj Real Madridit, në La Liga.
Antony e mori karton të kuq direkt pas një ndërhyrjeje në futbollistin e Getafes, Juan Iglesias.
Kartoni i kuq iu dha me arsyetimin se “lojtari ndërhyri pa asnjë mundësi për të arritur te topi”. Real Betisi ankesën në La Liga e kishte dërguar me pretekstin se gjyqtari i ndeshjes nuk kishte shkruar në raport se “Antony asnjëherë nuk i hoqi sytë nga topi dhe qëllimi i tij kishte qenë kontakti me topin dhe jo lojtarin”.
Ky përditësim do të thotë se Antony mund të vazhdojë jetën e tij të ëndrrave në Andaluzi, pasi është huazuar nga Unitedi për gjashtë muaj.
“Fillimisht, i jam shumë mirënjohës Unitedit, kam kaluar edhe kohëra të mira atje, kam fituar dy tituj”, tha Antony.
“Këtë sezon nuk po luaja fare. Më duhej të isha mirë, i lumtur dhe me vetbesim. Kështu që zgjodha të vijë në Real Betis, ishte vendimi më i mirë. Kam shumë vetbesim këtu”, përfundoi Antony.
Real Betisi do të pres sonte Real Madridin, në “Benito Villamarin” me ndeshjen që zhvillohet më 18:30.