Propozimi interesant për Milanin

Futboll

Propozimi interesant për Milanin

Më: 1 mars 2025 Në ora: 15:12
Rafa Leao

Rafa Leao do jetë në qendër të merkatos së verës, duke qenë se Milani është i gatshëm të heq dorë prej yllit portugez, nëse i vjen një ofertë bindëse.

Barcelona është një nga klubet e mëdha që po monitoron me kujdes situatën e sulmuesit portugez.

“Fichajes” raporton se propozimi i klubit katalanas për të bindur Milanin do të përfshijë edhe Ferran Torres, përveç shumës prej 40 milionë eurosh.

Sulmuesi spanjoll mund të ishte një përforcim i goditur për Milanin, duke ditur aftësitë e tij, edhe pse te Barcelona nuk ka arritur dot të fitojë një vend të garantuar titullari, por sa herë i është dhënë hapësira, i ka treguar vlerat e tij.

Propozimi i klubit katalanas duket interesant për kuqezinjtë, por gjithçka do të varet nga mënyra se si do të zhvillohen negociatat në javët në vijim, duke ditur që për Rafa Leaon interesohen dhe klube të tjera të mëdha si Manchester United, Manchester City, Arsenal etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat