De Zerbi pasardhës i Thiago Mottas?

Futboll

De Zerbi pasardhës i Thiago Mottas?

Më: 1 mars 2025 Në ora: 16:11
Roberto De Zerbi

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Roberto De Zerbi është një nga kandidatët potencial për ta zëvendësuar Thiago Mottan në bankën rezervë të Juventusit.

Mediumi italian bën me dije se Thiago Motta është në halle të mëdha, ndonëse publikisht drejtori sportiv, Cristiano Guintoli e përkrahu.

“Gazzetta” dhe “Tuttosport” veçse e kanë përmendur edhe Gian Piero Gasperinin, Antonio Conten, Igor Tudorin e Roberto Mancinin si zëvendësues të Mottas, por tashmë e kanë shtuar edhe një emër.

Juventusi po ashtu po e konsideron edhe Roberto De Zerbin, i cili aktualisht e drejton Marseillen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat