Vllaznia barazon

Futboll

Vllaznia barazon

Më: 1 mars 2025 Në ora: 16:27
Pamje nga ndeshja

Është mbyllur me 4 gola dueli mes Laçit dhe Vllaznisë.

Ekipet nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 2-2 mes tyre.

Fillimisht ishte Laçi që kaloi në avantazh me anë të Myrtas në minutën e 10-të, ndërsa tresa nga pika e bardhë e penalltisë do të dyfishonte shifrat në minutën e 25-të.

Me rezultatin 2-0 do të mbyllej edhe pjesa e parë, teksa 45 minutat e dyta do të flisnin për shkodranët, të cilët ia dolën të gjenin golat.

Fillimisht ishte Çoba në minutën e 55-të që do të rihapte sfidën, ndërsa për të vendosur baraspeshën mendoi Mensah në minutën e 63-të.

Minutat e mbetura do të ishin edhe më të luftuar, por asnjëra prej ekipeve nuk ia doli të gjente rrugë e rrjetës për të siguruar 3 pikët. Kështu skuadrat ndajnë nga 1 pikë në kuadër të javës së 27-të të kampionatit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat