Ekipet vendase nuk falin miqtë

Futboll

Ekipet vendase nuk falin miqtë

Më: 1 mars 2025 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Java e 25-të e Kategorisë së Parë solli rezultate të rëndësishme në garën për të kapur objektivat dhe për mbijetesë.

Besa e Kavajë shënoi një fitore të pastër 2-0 kundër Apolonisë së Fierit, duke siguruar 3pikë të vlefshme në rrugëtimin e tyre.  Burreli triumfoi me rezultat minimal 1-0 kundër Kastriotit, në një ndeshje të ngushtë dhe me shumë episode emocionuese.

Ndërkohë Vora arriti një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Kukësit, duke ruajtur vendin e parë.

Këto rezultate kanë ndikuar ndjeshëm në tabelën e klasifikimit, duke shtuar tensionin dhe emocionet në javët e mbetura të kampinatit.

NDESHJET dhe REZULTATET:

VORA – KUKËSI 1 – 0 (Ruzgis 51')

BURRELI – KASTRIOTI 1 – 0 (Fetaj 71')

BESA – APOLONIA  2 - 0 (Spahiu 65', Abdulai 76')

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat