Laçi dhe Vllaznia u ndalën në barazim me rezultatin 2-2 në ndeshjen e javës së 27-të të Superiores.
Në fund të takimit, trajneri i shkodranëve Tomas Brdariç doli në konferencë për shtyp.
“Jam i gëzuar pikë së pari, që kishim mundësinë të ktheheshim në lojë pasi treguam që kemi karakter.
Nuk jam dakord me atë që bëmë në minutat e para të lojës, ata po prisnin për gabimet tona dhe e dinim që ishin të mirë në tranzicion.
Në fund të ditës jemi mirë me një pikë.
Pasi përfundon ndeshja gjithmonë e bën analizën më mirë. Në pjesën e dytë isha komplet i kënaqur, treguam karakter dhe dëshirë për të kthyer rezultatin. Për pak ishim gati të shënonim të tretin.
Në futboll profesionist situatat nuk mund t’i ndryshojmë shumë shpesh, por definitivisht do të bëjmë analizën dhe do t’i zgjidhim problemet. Na duhen lojtarë të gjatë që të mundemi të fitojmë dhe duele në ajër.
Donim të ndryshonim patjetër rezultatin dhe arritëm të merrnim një pikë. Këtu është vështirë të luash, na funksionoi diçka sepse arritëm të shënonim dy gola. Ndryshuam shumë gjëra në këtë ndeshje, por vetëm rezultati ishte gabim në pjesën e parë. Siç e nisëm lojën jemi të kënaqur që arritëm të merrnim një pikë”, u shpreh Brdariç.