Laçi dhe Vllaznia u ndalën në barazim me rezultatin 2-2 në ndeshjen e javës së 27-të të Superiores.
Në fund të takimit, lojtari i ndeshjes i cili u zgjodh Olsi Myrta doli në prononcim për mediat.
“Jam i lumtur për golin e shënuar, vij nga një dëmtim prej katër muajsh.
Nuk jam i lumtur për rezultatin e ndeshjes, pasi nuk ishte ai që menduam dhe donim.
Nuk jam gati 100% të jap më të mirën time akoma.
Normalisht që jam i mërzitur për rastin që humba pasi mund të kishte ndryshuar fati i takimit.”, u shpreh Myrta.