Sulmuesi i Liverpoolit, Darëin Nunez duket se do të largohet nga “Anfield” pas një sezoni të tretë jo fort të kënaqshëm.
Mungesa e saktësisë para golit për uruguajanin ka shkaktuar frustrim për trajnerin Arne Slot dhe për tifozët e Liverpoolit.
Nunez ka startuar vetëm çerekun e ndeshjeve deri më tani, duke shënuar gjashtë gola e duke dhuruar pesë asistime në 35 paraqitje gjatë këtij sezoni.
Slot dy herë veçse e ka kritikuar atë për mungesën e përkushtimit në ndeshje, pasi edhe humbiste mundësi të mëdha në ndeshje të rëndësishme.
Tanimë duket se Liverpooli i ka dhënë dritën e gjelbër të largohet, qysh nga qershori i këtij viti.
Ende nuk dihet se me çfarë çmimi do ta shesë Liverpooli, pasi kishte paguar 85 milionë euro për të gjatë vitit 2022.
Raportimet e fundit e kanë lidhur me një kalim tek Atletico Madridi.
Thuhet se Diego Simeone e pëlqen shumë stilin e tij, por drejtori i Atleticos, Gil Marin ka refuzuar interesimin e klubit për uruguajanin.
“Nunez nuk është pjesë e planeve të klubit për merkaton e verës dhe raportimet për interesimin tonë për lojtarin janë të pabaza”, ka thënë CEO i klubit, Marin.