Bayern Munchen mund të vazhdojë interesimin për Hakan Calhanoglun, si zëvendësues i Joshua Kimmich, i cili me shumë gjasë do të largohet në fund të sezonit.
Gjiganti i Bundesligas ishte interesuar fuqishëm për yllin e Interit gjatë verës së kaluar, mirëpo ishte refuzuar nga klubi zikaltër.
Calhanoglu ishte i gatshëm të pranonte atë se çfarë Interi do të donte.
Megjithatë, Bayerni mund të rikthejë interesimin për turkun, pasi ka lënë në gjysmë bisedimet me Kimmichin, i cili nuk iu përgjigj fare ofertës së re të Bayernit për rinovim.
Interesimin e Bayernit për Calhanoglun e ka raportuar “Tuttomercatoëeb”.
Ilkay Gundogan, Frenkie de Jong e Martin Zubimendi thuhet se janë lojtarët tjerë që Bayerni po i konsideron për të zëvendësuar Kimmichun.