Skuadra e Suharekës po kalon krizë të rezultateve në elitën e futbollit të Kosovës.
Humbja e sotme si vendas me rezultat 2:1 nga Gjilani, Suharekën e la pa kryetrajner.
Qëndrim Kida jep dorëheqja nga pozita e kryetrajnerit.
Suhareka aktualisht zë vendin e 6-të me 26 pikë të mbledhura pas javës së 22-të.
“Faleminderit, Qendrim Kida!
FC Suhareka shpreh mirënjohjen më të thellë për trajnerin Qendrim Kida për përkushtimin, punën dhe pasionin që ka dhënë për ekipin tonë. Gjatë kohës së tij në krye të skuadrës, ai ka sjellë disiplinë, profesionalizëm dhe një frymë të fortë ekipore, duke lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë e klubit.
Pavarësisht sfidave dhe rezultateve, përkushtimi i tij ndaj ekipit ka qenë i padiskutueshëm. Ne e vlerësojmë çdo përpjekje dhe çdo moment të kaluar së bashku dhe i urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm.
Faleminderit, Mister! FC Suhareka do të të jetë gjithmonë mirënjohëse!”, ka njoftuar FC Suhareka.