Laçi nuk shkoni më shumë se barazimi 2-2 me Vllazninë në shtëpi. Një barazim që “djeg” për kurbinait, të cilët nuk e administruan dot rezultatin 2-0 dhe u barazuan në pjesën e dytë.
Pas kësaj sfide ka folur Francesko Moriero. Timonieri italian ishte mjaft i zhgënjyer me të tijtë për paraqitjen në pjesën e dytë, ndërsa nënvizoi se do të analizojë çdo detaj të kësaj përballjeje.
“Barazimi, jeni i zhgënjyer? Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, pjesën e dytë kundërshtari gjeti golin, na bëri presion Vllaznia. S’kam shumë për të thënë.
Ndryshimi është se duhet të luajmë më shumë. Ne lëshojmë pak nga përqendrimi, nga dëshira për të fituar. Kur nuk kemi vëmendjen e duhur për të fituar, çdo gjë vështirësohet. Vllaznia futi lotjarë të rëndësishëm në pjesën e dytë dhe sollën ndryshime, ndryshe nga lojtarët e mi që nuk sollën asgjë. Diferencën duhet ta bëjnë lojtarët e stolit që janë më të freskët, për mua ishte ndryshe.
Në futboll nëse nuk vrapon nuk fiton. Ishim një ekip 2-3 muaj, kishim vetë, 3 pikë, kemi punuar te intensiteti, te pjesa taktike. Por nuk është vetëm taktikë, por në futboll duhet të vraposh. Sot ato që u futën në lojë, më vjen keq që e them, por nuk e bënë. Për pjesën e dytë ata meritonin diçka më shumë, edhe pse luajtën me topa të gjatë. Duhet të rimendohemi dhe të fokusohemi të ndeshja tjetër.
Diferenca ne shpenzime? Futbolli nuk është bërë nga lek dhe emra, por nga dëshira kush dëshiron të vrapojë. Kanë fituar tituj dhe kampionate çuna që nuk kanë patur emër dhe lekë. Jam i mërzitur pasi këto 3 pikë do të vlenin shumë ndja një kundërshtari të vështirëq. Ndryshimin e bëjnë gjithmonë lojtarët që janë në fushë.
Ka ulje të intensitetit të skuadrës në pjesën e dytë, pasi ne kaluam 5-3-2. Ndryshimin e ka bërë vetëm dëshira, nuk është çështje taktike. Sulmuesit nuk presonin, me kundërshtarin që luante me topa të gjatë. Është mes sulmuesit dhe mbrotjësit.
Mungesa e Kurtit dhe Melos? Myrto është një djalë që ka perspektivë të lartë. Shënoi, pati një tjetër rast dhe mund të ecë para. Duhet të kemi dëshirë për të luajtur deri në fund, ne ulëm intensitetin dhe ndodhi kjo. Duhet të mendojmë për duelin e radhës.
Nga Vllaznia te Vllaznia për Morieron. Emra për Serie B italiane? Kemi marrë pikë të rnëdëisshme në klasifkim. Kemi marrë humbje të pamerituara. Ndeshjet pakësohen dhe nuk mund të lëmë pikë rrugës. Skuadra është përmirësuar shumë dhe mbetet të shihet se çrfarë do të bëjmë deri në fund.
Emrat për Serie B? Ne duhet të mendojmë të shpëtojmë, ka lojtarë që po rritem shumë. Kemi tresën, Kurti, Lleshi që po rriten shumë, duhet të vazhdojnë të rriten. Por rritja bëhet edhe me eksperiencë dhe mungesa e rezultatit me Partizanin duhet të ndihmojë të rritesh, jo të bësh sërish të njëjtat gabime. Nuk duhet të heqin dorë nga përmirësimi dhe të bëjnë më të mirën e tyre. Superiorja është një kampionat shumë i luftuar”, ka përfunduar italiani.