Sulmuesi i Premier Leagues del me oksigjen dhe barelë nga fusha

Futboll

Sulmuesi i Premier Leagues del me oksigjen dhe barelë nga fusha

Më: 1 mars 2025 Në ora: 17:31
Pamje

Ndeshja mes Kristal Palas dhe Milluoll në Kupën FA ka regjistruar në minutat e parë një episod shumë të rëndë, kur portieri i skuadrës mike, Liam Roberts, ka goditur me shkelm në fytyrë sulmuesin e vendasve, Zhan-FIlip Mateta.

Mateta u nis drejt zonës kundërshtare dhe Roberts bëri një ndërhyrje horror duke e shtrirë në tokë me një shkelm në fytyrë.

Për çudinë e të gjithëve, gjyqtari Majkëll Oliver nuk dha as faull në ato momente, duke bërë shenjë që loja të vazhdonte.

Por më pas ai u ftua nga VAR-i dhe i nxori kartonin e kuq portierit që në minutën e tetë të ndeshjes.

Mateta ndërkohë kishte pësuar një goditje të rëndë dhe për disa minuta kishte shqetësim për gjendjen e tij në fushë, nga e cila ai u largua me barelë dhe duke mbajtur maskë oksigjeni në fytyrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat