Ndryshe nga sa është përfolur gjithë këto kohë, Pep Guardiola e thotë me bindje dhe siguri të plotë që Kevin De Bruyne do vazhdojë të jetë pjesë e Manchester City-t dhe për sezonin e ri.
Mesa duket kjo është një kërkesë e vetë Guardiolës për De Bruyne por dhe për ata lojtarë të tjerë që janë mbi 30 vjeç, që të vazhdojnë të jenë pjesë e City dhe për sezonin e ri.
“Ka disa lojtarë këtu që janë mbi moshën 30 vjeç, por unë i shoh ata si pjesë e së ardhmes së këtij klubi. De Bruyne do vendosë vetë për të ardhmen e tij, por unë pres që ai të jetë këtu për sezonin e ri.
Sezoni i ardhshëm do të jetë me shumë ndeshje. Ne nuk mund të luajmë vetëm me të rinjtë. Ata që janë mbi 30 vjeç do të jenë në gjendje të ndihmojnë dhe të jenë pjesë e sezonit tonë”, tha Guardiola.