Conceicao me “valixhe në duar”

Futboll

Conceicao me “valixhe në duar”

Më: 1 mars 2025 Në ora: 17:44
Sergio Conceicao

E ardhmja e Sergio Conceicao nuk është aspak e sigurt te Milan. Trajneri portugez rrezikon shkarkimin pas eleminimit nga Champions dhe rezultateve të dobta në kampionat.

Nëse nuk ndodhë tani, largimi i Conceicao-s nga stoli i Milan është i sigurt në fund të këtij sezoni. Drejtuesit e klubit kuqezi kanë filluar që tani të mendojnë për trajnerin e ri.

“Gazzetta dello Sport” raporton se dëshira e madhe e Milan mban emrin e Cesc Fabregas, spanjolli që po shkëlqen te Como, ekip që është surpriza më e madhe e këtij sezoni në Serie A.

Filozofia e tij e lojës përkon me idetë që kanë drejtuesit e Milan-it për ekipin e tyre. Përveç Fabregas, në radarin e kuqezinjve janë edhe dy emra të tjerë të njohur si Maurizio Sarri e Roberto De Zerbi, por dëshira e madhe është tekniku spanjoll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat