Klisman Cake do fitore ndaj Tikveshit

Futboll

Klisman Cake do fitore ndaj Tikveshit

Më: 1 mars 2025 Në ora: 17:55
lisman Cake

E diela sjell ndeshje si vendas për Shkëndijen e Tetovës që presin Tikveshin në duelin e xhiros së 21 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Para mediave për këtë ndeshje foli mbrojtësi Klisman Cake, që vlerësoi formën e ekipit dhe atmosferën në skuadër, gjithnjë duke thirur në maturi dhe përqendrim për të dhënë më të mirën në çdo ndeshje të radhës. 

Ndeshja Shkëndija-Tikveshi është në program të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:00. 

…seria pozitive…

Klisman Cake: “Ekipi ndodhet në një gjendje shumë të mirë, kemi një atmosferë shumë të mirë ndërmjet gjithë çunave. Vijmë pas dy fitoreve në kampionat dhe kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës dhe kjo në mënyrë natyrale sjell atmosferën. Por për ne ato kanë mbaruar, i kemi arkivuar dhe tani jemi përqendruar te ndeshja me Tikveshin që është kundërshtar serioz.”

…gati për Tikveshin…

Klisman Cake: “Patjetër që po. Gjithmonë ne jemi gati për të hyrë në fushë për të marrë tre pikët, pasi edhe Tikveshi është skuadër që i duhen pikët. Por besoj se në Tetovë nuk do të mund të marrin pikë.”

…100 ndeshje me Shkëndijën…

Klisman Cake: “Është një emocion dhe privilegj i madh të luash 100 ndeshje për ekipin më të mirë që është në gjithë shqiptarinë. Për mua është një kënaqësi e papërshkruar që arrij këtë shifër jubilare.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat