Tikveshi është rivali i radhës i Shkëndijes

Futboll

Tikveshi është rivali i radhës i Shkëndijes

Më: 1 mars 2025 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Tikveshi është rivali i radhës i Shkëndijes së Tetovës e në rrugën drejt titullit kampion.

Kuqezinjtë kërkojnë vazhdimin e serisë pozitive prej dy fitoreve në kampionat dhe kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës. 

"Shkëndija rikthehet në kampionat me moral të lartë pas një fillimi perfekt në gjysmësesonin pranveror.

Dy fitore radhazi në kampionat (2:1 ndaj Vardarit dhe 4:2 ndaj Sileksit), të ndjekura nga kualifikimi në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë me fitoren 1:0 ndaj Detonitit, kanë forcuar besimin dhe atmosferën pozitive në ekip. Të dielën kuqezinjtë presin Tikveshin në Tetovë, me synimin për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive.

Skuadra

Për këtë sfidë, Shkëndija vjen e kompletuar, pa mungesa për shkak dëmtimesh apo pezullimesh.

Kundërshtari

Tikveshi është në një sezon të vështirë, krejt ndryshe nga edicioni i kaluar historik kur fituan Kupën dhe debutuan në garat evropiane. Aktualisht ndodhen në vendin e 10-të me vetëm 15 pikë në 20 ndeshje (2 fitore, 9 barazime, 9 humbje), duke luftuar për mbijetesë. Gjysmësesonin pranveror e nisën me një barazim 1:1 si mysafir i Sileksit, ndërsa në xhiron e fundit u mposhtën 1:2 në shtëpi nga Pelisteri.

Transmetimi

Ndeshja Shkëndija-Tikveshi do të transmetohet drejtpërdrejt në Shkëndija Channel në YouTube, me fillim nga ora 14:00", njofton FC Shkëndija.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat