Suhareka: Kërkojmë një shqyrtim të menjëhershëm të këtij rasti!!

Futboll

Suhareka: Kërkojmë një shqyrtim të menjëhershëm të këtij rasti!!

Më: 1 mars 2025 Në ora: 18:03
Skuadra e Suharekës

Skuadra e Suharekës ka bërë një reagim në lidhje me gjyqtarët e ndeshjes ndaj Gjilanit, ku vendasit pësuan humbje me shifrat 1:2.

Ata pretendojnë se u dëmtuan nga gjyqtari kryesor, Gramoz Shala për një penallti të mos-akorduar.

“Me këtë komunikatë dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me gjykimin e ndeshjes FC Suhareka vs SC Gjilani, ku arbitri kryesor Gramoz Shala, së bashku me ekipin e arbitrimit, kanë marrë vendime që kanë ndikuar drejtpërdrejt dhe në mënyrë të padrejtë në rrjedhën e lojës dhe rezultatin përfundimtar”, shkruhet në ankesën e klubit nga Theranda

Kjo nuk është hera e parë që klubet kosovare po bëjnë reagime të tilla ndaj gjyqtarëve, të cilët vërtetë janë “ra” në hall të madh.

Kujtojmë që pas kësaj humbje, trajneri Qëndrim Kida dha dorëheqje nga posti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat