Xherdan Shaqiri nuk njeh askënd, realizon për triumfin e madh

Futboll

Xherdan Shaqiri nuk njeh askënd, realizon për triumfin e madh

Nga: K. Goca Më: 1 mars 2025 Në ora: 19:48
Xherdan Shaqiri e Albian Ajeti festojnë

Xherdan Shaqiri po tregohet gjithnjë e më i mirë në Kampionatin e Zvicrës. 

Falë tij Baseli e ka mposhtur me rezultat 2:0 Sionin, në takimin e javës së 26-të të Kampionatit të Zvicrës.

Benjamin Kololli shënoi autogol në minutë e 17-të. 

Xherdan Shaqiri në minutën e 25-të realizoi duke i dhënë goditje të rëndë udhëtuesve.

Kapiteni Xherdan Shaqiri, Albian Ajeti dhe Leon Avdullahu u paraqitën titullar në fitoren e skuadrës së tyre, ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 1-rë.

Shaqiri u zëvendësua në minutën e 63-të e Avdullahu në të 77-tën.

Benjamin Kololli luajti standard për Sionin dhe u zëvendësua në minutën e 58-të.

Baseli kryeson me 45 pikë por ka një ndeshje e tre pikë më shumë se Lugano në pozitën e dytë. 

Sioni renditet në vend të nëntë me 30 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat