Napoli ka barazuar në frymën e fundit me rezultat 1:1 me Interin në stadiumin "Diego Armando Maradona", në derbin e madh të javës së 27-të në Serier A.
Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit mes dy skuadrave që janë kandidatët kryesorë për titullin e kampionit.
Në minutën e 22-të, Dimarco nga gjuajtja e lirë rreth 23 metra, me gioditje të fortë e mjeshtërore shënoi në këndin e epërm, 0:1 për Interin.
Portieri i Napolit mbetet i hutuar vetëm shikoi topin duke u futur në rrjetë.
Në minutën e e 87-të, stadiumi i Napolit shpërtheu si vullkan, Billing ka barazuar rezultatin 1:1.
Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit titullar për Napolin, duke treguar formë të mirë.
Interi kryeson me 58 pikë, pasojnë Napoli me 57, Atalanta 55, Juventusi 49 (një ndeshje më pak) etj.