Granit Xhaka asiston në fitoren e thellë në Frankfurt

Futboll

Granit Xhaka asiston në fitoren e thellë në Frankfurt

Nga: K. Goca Më: 1 mars 2025 Në ora: 20:20
Xhaka feston me shokë

Bayer Leverkuseni ka dëshmuar fuqinë e kampionit gjerman në Frankfurt, duke i shkaktuar humbje të thellë Eintracht-it me rezultat 4:1.

Granit Xhaka u tregua shumë i mirë duke asistuar në golin e parë që e shënoi futbollisti Tella.

Për Leverkusenin realizuan Tella (26'), Mukiele (29'), Schck (33') e Garcia (62') dhe për Eintracht Frankfurtin Ekitike (37'). 

Granit Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 69-të dhe pas 8 minutave është zëvendësuar. 

Bayer renditet në vend të dytë me 53 pikë e ka 8 më pak se lideri Bayern Munihu dhe Eintracht ban pozitën e tretë me 42 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat