Ramadani: Nesër të qasemi seriozisht, kundërshtari i papërshtatshëm

Futboll

Ramadani: Nesër të qasemi seriozisht, kundërshtari i papërshtatshëm

Më: 1 mars 2025 Në ora: 20:54
Zekirija Ramadani

Ndeshja e xhiros së 22-të për Dritën zhvillohet si vendas, pasi nesër do të takohen me Ferizajn në Stadiumin Ndihmës (te rrethi), ora 14:00.

Për këtë takim foli kryetrajneri i Dritës së Gjilanit, Zekirija Ramadani, i cili theksoi se do të jetë përballje e vështirë.

"Do të kemi përballë një skuadër të paparashikuar, skuadër me shumë ambicie, si FC Ferizaj ku në kontigjentin e saj kanë futbollistë mjaft cilësorë, por ne bazohemi gjithmonë në kualitet tona me çfarë ambicie e kemi nisur dhe me çfarë objektivi, neve na intereson vetëm tre pikëshi, por ai tre pikësh nuk mund të vie shumë lehtë duhet shumë angazhim, shumë sakrificë dhe duke shfrytëzuar çdo moment në favorin tonë", ka thënë Ramadani.

Sa i përket kualifikimit të Dritës në Kupë, Ramadani tha se mund të 'luftojmë' në dy fronte, por për momentin përqëndrimi është maksimal në titullin kampion.

"Ne që jemi DRITA ta jep një sinjal që mund të luftojmë në dy fronte dhe me konkurencën që kemi tani brenda grupit, kemi përqendrimin maksimal edhe te kampionati sepse këtë muaj ndeshje të Kupës nuk ka.

Jam i bindur që kemi mjaft futbollist për të garuar dhe cilido futbollist që do marr vendin do e tregoj veten në maksimum për të mbajtur vendin në formacion", deklaroi Ramadani.

"Nesër duhet t'i qasemi seriozisht, ne kemi vetëm qetësi, besim, punë dhe shpresoj në arritje", u shpreh Zekirija Ramadani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat