Xherdan Shaqiri sot është kreator i fitores së Baselit, me rezultat 2:0 ndaj Sionit, në takimin e javës së 26-të të Kampionatit të Zvicrës.
Baseli kryeson me 45 pikë e ka tre më shumë se Lugano që gjendet një pozitë më poshtë (një ndeshje më pak).
Xherdan Shaqiri është i lumtur për golin në minutën e 25-të.
“Një ditë e bukur për Baselin.
Është bukur dhe e rëndësishme që arritëm të merrnim tre pikët.
Është bukur që pasimi shkoi për golin e dytë. Është gjithmonë e pakëndshme të luash kundër Sionit, por në fund dolëm mirë në shtëpi”, tha mes të tjera Shaqiri transmeton mediumi zviceran “Blick”.