PSG fiton bindshëm

Futboll

PSG fiton bindshëm

Më: 1 mars 2025 Në ora: 22:43
PSG

PSG ka fituar 4:1 ndaj Lille, në sfidën për javën e 24-të në Ligue 1, e cila po luhet në “Parc des Princes”.

Serinë e golave e hapi Bradley Barcola në minutën e 6′, i cili dërgoi topin në rrjetë pas topit të kthyer nga portieri i Lille pas gjuajtjes së Dembele.

Golin e dytë e shënoi Marquinhos në minutën e 22-të, pas një rrëmuje në portën e kundërshtarit. Golin e tretë e shënoi i zakonshmi Dembele në minutën e 28-të, pas asistit të Joao Neves.

Në minutën e 37-të, ishte radha e Desire Doue për të shënuar një supergol me një goditje të bukur nga distanca. 

David (80') shënoi për Lillen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat