Në javën e 21-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum do të jetë mysafir të Sileksit në Kratovë.
"Është kjo një ndër ndeshjet më të rënda të kësaj periudhe në fillim të stinorit pranveror, aty ku presim edhe fitoren e parë….
Në prag të ndeshjes derbi me Sileksin, opinionin e tij ka dhënë gardiani Vedran Qoshevski. I vetëdijshëm se ekipin e pret një ndeshje shumë e vështirë, i njëjti thotë që skuadra duhet të shfrytëzojë në maksimum shanset, në rast se dëshiron një rezultat pozitiv", njofton FC Struga.
“Kundër Sileksit na pret një ndeshje tepër e vështirë, duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një skuadër shumë të mirë. Neve do të kërkojmë ti shfrytëzojmë shanset tona në ndeshjen e nesërme.’’ – u shpreh fillimisht portieri boshnjak
“Kundër Gostivarit kemi luajtur një lojë ekipore, në të cilën dëshmuam se kemi kualitet dhe se me meritë kaluam tutje në garat e Kupës. ]Shpresoj të përsërisim një lojë dhe para së gjithash një rezultat të tillë, pavarësisht se ndeshjeve të fundit nuk mund të lëvdërohemi me rezultate pozitive ndaj këtij kundërshtari” – u shpreh Qoshevski.
Në tre ndeshjet e fundit nuk njohin fitore ndaj këtij kundërshtari, me të cilët në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Kratovë, ka barazuar pa gola.
Ndeshja Sileksi – Struga Trim Lum zhvillohet nesër në stadiumin e qytetit në Kratovë me fillim në ora 14:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajë Stojançe Trpçevski.