Carlo Ancelotti ka qenë i dëshpëruar pas humbjes së skuadrës së Real Madrid ndaj Betis me shifrat 2-1 me përmbysje.
Trajneri ka pranuar se kundërshtarët kishin qenë superiore dhe nëse Reali vazhdonte në këtë mënyrë, rrezikonte të gjithë objektivat madhorë, duke filluar nga ndeshja e Ligës së Kampioneve në mesjavë.
“E nisëm mirë, por nuk arritëm të ruanim ritmin fillestar, si në aspektin e sjelljes, ashtu edhe të angazhimit. Humbëm kontrollin e ndeshjes kundër një skuadre që luajti më mirë dhe e meritonte të fitonte.
5 fitore në 15 ndeshje, a po ikën kampionati? Po, kjo është një goditje e rëndë. Duhet të reagojmë. Humbja në këtë fazë është shumë e kushtueshme, sepse të gjitha skuadrat vrapojnë dhe ne… nuk luajtëm mirë në këtë ndeshje.
Ajo që ndodhi është kjo: humbëm ritmin fillestar, pozicionimin e mirë të 20 minutave të parë. Pastaj, pak nga pak, filluam të humbim topin… 27 në pjesën e parë! Ka shumë humbje. Dhe Betis e ktheu.
Dyshime para të martës? Nëse luajmë kështu, nuk do të fitojmë të martën. Është mjaft e qartë. Shpresojmë që kjo të na zgjojë. Le të jetë ky një mësim për ndeshjen e radhës. Dukej se në kohët e fundit ishim të organizuar, të ngjeshur… por sot nuk ia dolëm dot.
Zëvendësimi i Mbape? Ai kishte një problem me dhëmbët, nuk ishte stërvitur shumë dhe nuk ishte në maksimumin e tij. Ishte e qartë. Kështu që për të shmangur problemet preferova ta hiqja dhe të fusja Endrik. Mbape është stërvitur pak dhe nuk ishte në 100%”, shpjegoi ndër të tjera para gazetarëve Ancelotti.