Një moment i trishtë për futbollistin shqiptar Betim Fazliji, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë duke këputur ligamentet.
Kjo është një goditje e rëndë për mesfushorin, i cili sapo ishte rikthyer në fillim të shkurtit, pas një dëmtimi të gjatë që e kishte mbajtur jashtë fushës që nga nëntori i vitit 2023.
Në shenjë mbështetjeje, shokët e skuadrës (St. Gallen) kanë dalë në fushë me fanella speciale, duke treguar solidaritetin dhe forcën e grupit në këtë moment të vështirë.
Ndërkohë, tifozët e ekipit kanë dhënë një mesazh emocionues nga tribuna, duke shpalosur një banderolë me mbishkrimin:
“Betim, vullneti yt është më i fortë se çdo ligament i këputur!”
Një moment i fuqishëm mbështetjeje që dëshmon se sporti nuk është vetëm një lojë, por edhe një familje që qëndron bashkë në momente të vështira.
Pavarësisht pengesës së re, karakteri luftarak i Fazlijit lë shpresë për një rikthim edhe më të fuqishëm në të ardhmen.