Barcelona po pret ofertën e duhur për ta shituar Ferran Torresin

Futboll

Barcelona po pret ofertën e duhur për ta shituar Ferran Torresin

Më: 2 mars 2025 Në ora: 09:02
Ferran Torres

E ardhmja e sulmuesit spanjoll Ferran Torres te Barcelona duket në pikëpyetje të madhe, pasi lojtari edhe mund të largohet në verë.

Barcelona po mendon të shesë Ferran Torres në verë, nëse vije një ofertë e lartë financiare ka njoftuar Mundo Deportivo.

Pavarësisht nga roli i tij në rritje në skuadër, klubi mund ta shohë largimin e tij si një vendim financiar.

25-vjeçari ka qenë një lojtar i rëndësishëm këtë sezon, duke pasur shpesh ndikim si zëvendësues. Megjithatë, Barcelona mund të negociojë shitjen e tij nëse marrin një ofertë të përshtatshme.

Torres ka tërhequr interes nga disa klube evropiane. Me kontratën e tij që nuk ofron siguri afatgjatë, Barcelona mund të kërkojë të arkëtojë gjatë afatit kalimtar.

E ardhmja e tij varet nga ofertat e marra dhe planet e skuadrës së Barcelonës. Për momentin, ai mbetet i fokusuar në pjesën tjetër të sezonit.

Milan, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham Hotspur mbeten katër skuadrat e interesuara për shërbimet e Ferran Torres.

Nga ana tjetër katalunasit do të jenë të gatshëm ta lejojnë largimin e lojtarit nëse marrin një ofertë mbi 50 milionë euro. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat