Tirana-Dinamo, zbulohen arbitrat që do të vendosin drejtësi

Futboll

Tirana-Dinamo, zbulohen arbitrat që do të vendosin drejtësi

Më: 2 mars 2025 Në ora: 15:11
Pamje nga një ndeshje

Në orën 17:00 do të startojë sfida mes Tiranës dhe Dinamos. Takim i vlefshëm për javën e 27-të të kaampionatit dhe që merr vëmendjen e tifozëve dhe padiskutim që do të jetë tepër e luftuar.

Ndërkohë janë mësuar edhe emrat e skuadrës së arbitrave që iu është besuar kjo sfidë. Kryesori do të jetë Enea Jorgji ndërsa asistentët e tij janë Denis Rexha dhe  Ridiger Çokaj.

Arbitër i 4-t është caktuar Silvio Dyrmishi ndërsa në Var do të jenë Florjan Lata dhe Emanuela Rusta.

Arbitër kryesor: Enea Jorgji

Asistent 1: Denis Rexha

Asistent 2: Ridiger Çokaj

Arbitër i 4-të: Silvio Dyrmishi

VAR: Florjan Lata

VAR: Emanuela Rusta

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat