Teuta “mace e zezë” për Egnatian, ekipet ndajnë nga 1 pikë

Futboll

Teuta “mace e zezë” për Egnatian, ekipet ndajnë nga 1 pikë

Më: 2 mars 2025 Në ora: 21:49
Teuta- Egnatia

Teuta është konfirmuar edhe një herë si një “mace e zezë” për Egnatian, ku ka arritur ta ndalë në një barazim 1-1 në Rrogozhinë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore.

Rrogozhinasit kaluan në avantazh në minutën e 24-të të takimit me anë të Serxho Ujkas. Durrsakët pretenduan për një faull, por pas rishikimit në VAR, goli u konfirmua i rregullt.

Ndërkohë, 4 minuta më pas, Teuta arriti të barazonte rezultatin me Arsid Krujën pas një supergoli nga goditja e dënimit.

Rrogozhinasit tentuan gjatë gjithë sfidës që të gjenin golin e fitores, por pa rezultat dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Cila shenjë e horoskopit është më erotike dhe cila është më indiferente në shtrat? Zbuloni profilin tuaj sipas yjeve

Egnatia mbetet në vendin e parë me 49 pikë, ndërsa Teuta merr 1 pikë të rëndësishme në garën për mbijetesën.

Aktualisht durrsakët mbajnë vendin e tetë me 28 pikë, dy më shumë se Tirana dhe Skënderbeu që gjenden pas saj.

Në ndeshjen e sotme, ishte hera e parë që në Rrogozhinë u luajt nën dritat e prozhektorëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat