PSG, Al Khelaifi ul presionin: Fitimi i Champions nuk është detyrim

Futboll

PSG, Al Khelaifi ul presionin: Fitimi i Champions nuk është detyrim

Më: 3 mars 2025 Në ora: 14:19
Nasser Al-Khelaifi

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG, tha për Bild se fitimi i Champions League nuk është më objektivi kryesor i klubit.

“E pranoj hapur, ne po mësojmë nga gabimet tona. Nëse më pyesni nëse qëllimi ynë është të fitojmë Champions, unë do të thosha jo.

Por nëse më pyesni nëse duam të luftojmë në çdo ndeshje, përgjigja është po. Ne duam të luajmë futboll sulmues, të argëtohemi, absolutisht po.

A kemi lojtarë për ta bërë këtë? Ende po. Ne kemi lojtarë që janë të aftë për të bërë  një sezon të madh në  Champions”- tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat