Trajneri i Atleticos: Ndaj Realit luajmë me respekt, në Champions japim shpirtin për kualifikimin

Futboll

Trajneri i Atleticos: Ndaj Realit luajmë me respekt, në Champions japim shpirtin për kualifikimin

Më: 3 mars 2025 Në ora: 14:45
Tekniku i Atletico Madrid, Simeone

Tekniku i Atletico Madrid, Simeone doli në konferencë para ndeshjes ndaj Real Madrid në Champions.

Një derbi me shumë emocione: “Është një ndeshje që do ta luajmë me respekt ndaj një kundërshtari të madh. E ndiej që edhe ata na respektojnë po aq. Nëse do të ishte një skuadër nga një kampionat tjetër, nuk do të flisnim për këto gjëra, por është një derbi dhe është normale të flasim për të”.

Simeone e përshkruan këtë përballje si një moment të madh për qytetin e Madridit dhe futbollin spanjoll: “Për qytetin është spektakolare. Për Spanjën, të kemi një skuadër spanjolle në çerekfinale është diçka e bukur. Ne që do të luajmë, duhet ta shijojmë këtë moment, sepse është shumë i rëndësishëm”.

I pyetur për ndjenjat e tij para kësaj përballjeje të madhe, Simeone tha: “Jam shumë i emocionuar, si në ditën time të parë tek Atletico Madridi. Kam të njëjtën dëshirë si kur mbërrita, për ta çuar këtë klub në nivele të rëndësishme, duke respektuar vlerat dhe historinë e tij. Këto janë momente që duhen shijuar”.

Real Madridi është klubi më i suksesshëm në historinë e Champions League, edhe Simeone e pranon rëndësinë e kësaj përballjeje: “Historia është aty, ajo e Real Madridit në Champions është e jashtëzakonshme. Në këtë përballje madrilene kemi një mundësi të re për të shkruar faqe të rëndësishme në librin tonë”.

Atletico Madridi po lufton për titullin në La Liga, por trajneri argjentinas e ka vendosur fokusin tërësisht te ndeshja e së martës: “Do të vlerësoj gjithçka, por nuk mund të mendoj për La Liga-n tani, sepse ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur. Jam i përqendruar vetëm te ndeshja e radhës, si githmonë”.

Atletico Madridi kërkon të bëjë surprizën në këtë përballje dhe të thyejë dominimin e Realit në Champions. A do të arrijë “Cholo” të shkruajë një kapitull të ri në historinë e tij me “Los Colchoneros”? Fusha e blertë do ta tregojë këtë, pas dy sfidave ndërqytetase në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat