Talenti brazilian zbarkon në Angli, kushëriri i lojtarit të Arsenalit firmos me Çelsin

Futboll

Talenti brazilian zbarkon në Angli, kushëriri i lojtarit të Arsenalit firmos me Çelsin

Më: 4 mars 2025 Në ora: 07:46
Dener Evangelista

Çelsi ka nënshkruar me mbrojtësin adoleshent të Korinthiansit, Dener Evangelista, një kontratë shtatëvjeçare.

Mbrojtësi i majtë 17-vjeçar do t’i bashkohet Bluve vitin e ardhshëm, kur të mbushë 18 vjeç. Marrëveshja do të kushtojë fillimisht 8.25 milionë paund dhe 3.3 milionë £ të tjera do të jenë bonuset. Korinthiansi ruan gjithashtu të drejtën e 15 për qind të kartonit të futbollistit nëse ai shitet.

Talenti i kombëtares së Brazilit U-21, është kushëri i qendërmbrojtësit të Arsenalit, Gabriel Magalhaesh. I riu, i cili mori pjesë në turneun e U-20 në Sao Paulo, “Copinha”, në të cilin skuadra e tij u rendit e dyta pas humbjes 3-2 në finale muajin e kaluar, la një përshtypje shumë të mirë, duke arritur të shënojë tre gola ndërsa ka dhënë një asist në tetë paraqitje.

Në verë, Çelsi do të kërkojë të transferojë edhe një qendërmbrojtës dhe një sulmues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat