​Sot hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Futboll

​Sot hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Më: 4 mars 2025 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të tërhiqet sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, me fillim nga ora13:00.

Shorti do të tërhiqet në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe të përfaqësuesve të klubeve.

Në këtë fazë të garave janë kualifikuar Drita, Prishtina, Drenica dhe Llapi.

Derisa ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat