​MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

Futboll

​MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

Më: 4 mars 2025 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Pas përmbylljes së procesit të kategorizimit, janë nënshkruar memorandumet e para të këtij viti ndërmjet Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe federatave sportive, për zhvillimin e aktiviteteve të tyre vjetore përgjatë vitit 2025, shkruan KosovaPress.

Memorandumet deri më tani janë nënshkruar me Federatën e Hendbollit, Karatesë, Pingpongut, Notit dhe atë të Triathlonit, të cilat i kanë kryer me sukses obligimet e tyre për harmonizimin e akteve normative në përputhje me Ligjin e ri të Sportit, dhe me ç'rast u hapet rruga e përfitimit financiar përmes këtyre memorandumeve.

Zëvendësministrja Daulina Osmani me këtë rast i ka njoftuar federatat prezente që sivjet është paraparë që çdo federatë ta ketë për obligim që së paku 30% të shumës totale të përfitimit t’ia dedikojnë aktiviteteve sportive për vajza dhe gra, me qëllim të zhvillimit dhe fuqizimit të mëtejmë të sportit femëror në vend.

Buxheti vjetor i federatave është përcaktuar përmes shumëzimit të pikës nga vlerësimi në kategorizim dhe vlerës së pikës të përcaktuar nga MKRS.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat