Mbyll sezonin para kohe

Futboll

Mbyll sezonin para kohe

Më: 4 mars 2025 Në ora: 10:56
Valentino Murataj

Sezoni për Valentino Muratajn është mbyllur para kohe. Kjo pasi mesfushori ka pësuar prej javësh një dëmtim të rëndë dhe që tashmë i është nënshtruar një operacioni.

Murataj ka pësuar një çarje në meniskun lateral dhe medial, gjë e cila e ka detyruar futbollistin t’i nënshtrohet një operacioni. Për fatin e mirë operacioni ka kaluar me sukses, teksa një dëmtim i tillë merr kohë për rikuperimin.

Mungesa e tij bën me “dhimbje koke” stafin, të cilët nuk do të mund të llogarisin shërbimet e ish-it të Partizanit.

Kujtojmë se gjatë merkatos së verës 28-vjeçari u transferua me shumë bujë te Flamurtari, por siç duket fati nuk ishte me të.

Tashmë fieraku do të duhet të nisë rikupreimin e tij në mënyrë që të jetë gati për sezonin e ri. Në këtë sezon me fanellën e vlonjatëve ka luajtur në 11 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol me kuqezinjtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat