Ka vetëm 18 vjet por si talent po mahnit të gjithë me lojën e tij brilante dhe në ekipin e parë të Bashkimit nga Kumanova, që bën gara në Ligën e dytë.
Edhe drejtuesit e klubit janë të fascinonuar me lojën e Adis Muratit, për të cilën do të dëgjohet shumë në të adhmen.
Në ndeshjen derbi kundër Arsimit nga fundi i ndeshjes ishte edhe kapiten i skuadrës, duke i udhëhequr drejtë fitores së madhe 2:1.
Tani kur Bashkimi po hapëron drejtë rikthimit në elitën e futbollit, Murati është një prej lojtarëve që po e shtynë drejt këtij suksesi të madh.
Bashkimi nesër luan kundër Bellasicës në Strumicë, në ndeshjen e jashtëzakoshme të javës së 19-të të Ligë së dytë të Maqedonisë së Veriut..