Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit

Futboll

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit

Më: 4 mars 2025 Në ora: 11:06
Serhio Konseisao

AC Milan nuk ka plane të menjëhershme për të shkarkuar trajnerin Serhio Konseisao, pavarësisht formës së dobët të skuadrës, sipas burimeve të shumta në Itali.

Kuqezinjtë kanë humbur tre ndeshje radhazi në Serie A, përfshirë disfatën në shtëpi të së dielës ndaj Lazios, e cila i bëri ata të rrëshqasin në vendin e nëntë në tabelë.

Megjithatë, pozicioni i Konseisao mbetet i pasigurt, dhe drejtuesit e klubit po ndjekin nga afër performancën e ekipit.

Nëse rezultatet nuk përmirësohen, legjenda e Milanit, Mauro Tassotti, është duke u rreshtuar si një zëvendësues i mundshëm për të marrë drejtimin deri në fund të sezonit.

Tassotti, një ish-lojtar i Milanit dhe ish-asistent i Karlo Ançelotit, aktualisht po punon me ekipin e dytë të klubit, Milan Futuro, si asistent i Masimo Odo-s. Njohja e tij me klubin dhe organizimin e tij e bën atë një opsion tërheqës për të qëndruar në anije nëse Konseisao përfundimisht lirohet nga detyrat e tij.

Trajneri portugez zëvendësoi Poll Fonseka-n në dhjetor 2024, ka fituar tetë ndeshje nga 17, ka barazuar tre dhe ka humbur gjashtë. Kontrata e tij zgjat deri në vitin 2026, por klubi ka një opsion për të ndërprerë marrëveshjen në fund të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat