Mbrojtësi i Interit, Federico Dimarxo, ka pësuar një lëndim në ndeshjen e Serie A kundër Napolit (1-1).
Shërbimi për shtyp i klubit italian dha një përditësim mbi gjendjen e Dimarkos.
“Federiko Dimarko iu nënshtrua testeve klinike në Institutin Humanitas në Rozzano.
Testet zbuluan një tendosje të muskujve në kofshën e tij të djathtë. Situata do të rivlerësohet në ditët në vijim”, thuhet në deklaratë.
Mbrojtësi i majtë thuhet se mund të mungojë për rreth tre javë. Këtë sezon, Dimarko ka shënuar katër gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 34 ndeshje.